Julian Nagelsmann do të marrë drejtimin e Bayern Munchen në fund të këtij sezoni. 33-vjeçari nuk mund ta refuzonte transferimin në Bavari dhe do e mbyllë përpara kohe aventurën e tij me Leipzig, që do të përfitojë 25 milion euro nga kjo lëvizje.
Këta të fundit nuk kanë humbur kohë dhe kanë emëruar pasuesin e Nagelsmann. Ai do të jetë Jesse Marsch, i cili drejton Salzburg prej verës së vitit 2019. 47-vjeçari amerikan ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023 me Leipzig.
Jesse Marsch sera notre nouvel entraîneur pour la saison 2021-2022 ! ✍️
Il remplacera Julian #Nagelsmann, qui s'est engagé au @FCBayernEN ?
?⚪ #RBLeipzig pic.twitter.com/pRDnAd7Es1
— RB Leipzig (@RBLeipzig_Fr) April 29, 2021
Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi i Bundesligës me anë të një postimi në Twitter, Një rikthim te Leipzig për Marsch, i cili punoi si ndihmës-trajner në ekip gjatë sezoni 2018/2019, që solli fitimin e Kupës së Gjermanisë. /abcnews.al