Orët e fundit të ankthit, zvogëlohen shanset për Mimi Kodhelin dhe Pandeli Majkon, kush rrezikon

schedule10:43 - 29 Prill, 2021

schedule 10:43 - 29 Prill, 2021

Zvogëlohen shanset për Mimi Kodhelin dhe Pandeli Majkon, dy kandidatët socialistë të renditur në listë të pasigurt nga kryeministri Edi Rama.

Kur janë numëruar 891 qendra nga 1243 në total, Majko vijon të jetë në listën e rrezikut me 4979 vota, ndërsa pak më poshtë me 3199 renditet Mimi Kodheli.

Atyre do iu duhen të grumbullojnë të paktën 10 mijë vota në total për të thyer herësin dhe për të ardhur në kuvend duke zënë vendin e një prej kandidatëve më pak të votuar në 18 emrat e parë.

Aktualisht herësin në Tiranë e kanë thyer ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe djali i ish-deputetit të PDIU Aqif Rakipi, Ornaldo Rakipi.

Kandidatët që janë në listë të sigurt dhe rrezikojnë nga ky rezultat janë Ervin Bushati, Fidel Ylli dhe Eduard Shalsi të cilët kanë numrin më të vogël të votave në 18-shen e parë./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!