I pari në listat e socialistëve, Fatmir Xhafaj thyen herësin në Tiranë, kush rrezikon në 18-shen e parë

schedule03:25 - 29 Prill, 2021

schedule 03:25 - 29 Prill, 2021

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka thyer herësin e votave në qarkun e Tiranës, ku ai renditet i 23-ti në listën e socialistëve.Xhafaj ka arritur të grumbullojë 10181 vota deri më tani, teksa ka përfunduar numërimi në 730 qendra nga 1243 që janë në total.

Me formulën e re të përllogaritjes së mandateve, Xhafaj do të zërë vendin e kandidatit mashkull më pak të votuar mes 18 të parëve në listën e socialistëve.  Socialistët fituan 18 mandate në Tiranë, duke lënë pas demokratët me 15 mandate.

Kandidatët meshkuj më pak të votur në 18 kandidatët e parë në listën e socialistëve të Tiranës janë Fidel Ylli me 955 vota, Ervin Bushati me 1636 vota dhe Eduard Shalsi me 1487 vota deri më tani./mv.abcnews.al