Manchester City thyen PSG-në 1-2 në kryeqytetin francez, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kalimit në finalen e madhe të Champions League. Kampionët e Francës e nisën mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh pas çerek ore lojë.
Ishte minuta e 15-të kur Marquinhos dërgoi topin në rrjetën e portës angleze. Mbrojtësi brazilian realizoi me kokë pas krosit të Di Marias nga goditja e këndit. PSG ishte më i rrezikshëm në pjesën e parë, por nuk shënoi më shumë se një gol.
⏰ RESULT ⏰
? Champions League nights!
? Advantage Manchester City…
? Mahrez & De Bruyne turn contest around with second-half away goals ?
? Predict what will happen in the decider!#UCL— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 28, 2021
Pushimi i bëri mirë “Cityzens” dhe muzika në fraksionin e dytë të ndeshjes ndryshoi. Kevin De Bruyne barazoi rezultatin në minutën e 64-t. Krosi pa pretendime i yllit belg nuk u devijua nga askush dhe përfundoi në rrjetë.
Minuta shumë të mira për skuadrën angleze, që gjeti edhe golin e fitores shtatë minuta më pas. Riyad Mahrez dërgoi topin në rrjetë pas një goditje dënimi. Ekzekutim tepër i saktë i algjerianit dhe 1-2 për Cityn.
PSG humbi durimin dhe mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 77-të. Mesfushori nga Senegali, Idrissa Gueye kreu një ndërhyrje të rëndë nga Gundogan, duke u larguar jashtë fushës me karton të kuq.
City menaxhoi avantazhin sportiv dhe numerik, dhe siguroi një fitore të madhe në transfertë. Sfida e dytë gjysmëfinale e Champions League, do të zhvillohet më 4 maj në Angli.
Manchester City have won each of their last 18 away games across all competitions.
They’ve only conceded 9 goals in those 18 games ? pic.twitter.com/f67uM51hPs
— ESPN FC (@ESPNFC) April 28, 2021
E sotmja ishte fitorja e 18-të radhazi jashtë fushe në të gjitha kompeticionet për Manchester City, që po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm nën drejtimin e katalanasit Guardiola. /abcnews.al