Nishani: Basha dështoi për të rrëzuar Ramën, duhet model i ri

schedule22:31 - 28 Prill, 2021

schedule 22:31 - 28 Prill, 2021

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani foli mbrëmjen e sotme lidhur mbi arsyet përse ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve. Ai u shpreh te Syritv se Basha është përgjegjësi kryesor për dështimin e projektit për të kthyer opozitën në pushtet.

“Rama nuk ndryshon. Unë nuk po them që e keqja e këtij vendi është Lulzim Basha, por është Edi Rama.

Lulzim Basha është përfaqësuesi i një projekti që sot është i pamundur për të rrëzuar Ramën, i pazoti me këtë model që përfaqëson. Pra duhet një model i ri për ta mundur Edi Ramën.

Po nëse do çohen në kutitë e votimit 56 përqind e shqiptarëve do ta mundim çdo bandë të Ramës. Ky është dështimi. Dhe ky projekt i Bashës që ka 8 vite që e paraqet, edhe 20 vite të jetë, nuk do i realizojë dot ëndrrat e shqiptarëve” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!