Inxhinierja Luljeta Bozo dhe shefja e Infektivit Najada Çomo nuk ishin të vetmet risi në listën e kandidatëve për deputetë të Edi Ramës për zgjedhjet e 25 Prillit. Kreu i PS-së çoi në Berat gjeneralin Bardhyl Kollçaku, në Dibër riktheu nga Londra Lavdrim Krrashin, ndërsa në krye të listave në minutën e fundit vendosi disa emra të rinj në Shkodër, Kukës, Berat, Korçë dhe Vlorë. Por si i ka pritur populli emrat e rinj? Deri mbrëmjen e sotme janë numër vetëm disa nga fletët e votimit për votën preferenciale dhe rezultatet Abcnews.al i sjell më poshtë;
Qarku Shkodër-Numëruar 362 / 411 QV total
Edona Bilali e katërta më e votuar
Qarku Kukës-Numëruar 141 / 141 QV total
Gerta Duraku e para për votat preferenciale
Qarku Dibër-Numëruar 227 / 227 QV total
Lavdrim Krrashi i katërti më i votuar
Qarku Tiranë-Numëruar 504 / 1243 QV total
Luljeta Bozo e 13 më e votuar (pa njësinë 10)
Najada Çomo e 29 më e votuar (pa njësinë 10)
Qarku Berat-Numëruar 238 / 277 QV total
Hatixhe Konomi e katërta më e votuar
Bardhyl Kollçaku i dyti më i votuar
Qarku Korçë-Numëruar 388 / 427 QV total
Enslemvera Zake e teta më e votuar
Qarku Vlorë-Numëruar 444 / 445 QV total
Pranvera Resulaj e shtata më e votuar
db/ Abcnews.al