Zëvendëspresidenti i Këshillit Atlantik Damon Wilson e ka uruar kryeministrin Edi Rama pasi fitoi zgjedhjet e 25 prillit dhe një “mandat të paprecedentë të tretë”.
Në një postim në Twitter, Wilson shkruan se ekipi i ACEurope pret tashmë që të punojë me qeverinë dhe opozitën për të thelluar më tej aleancën dhe për të mbështetur demokracinë dhe prosperitetin e Shqipërisë.
Zëvendëspresidenti i Këshillit Atlantik shprehet po ashtu si i pëlqeu shumë koncepti për “kampionen e Ballkanit.”
Ai citon fjalimin e fitores së Ramës, i cili u shpreh se ëndrra e tij është që këtë dekadë ta bëjë Shqipërinë kampionen e Ballkanit në turizëm dhe agroturizëm, në energji dhe në agrikulturë.
Tashmë, shton Wilson, është koha që qeveria e Shqipërisë dhe parlamenti të dyfishojnë sundimin e ligjit, “reformën gjyqësore dhe masat anti-korrupsion për të përmirësuar drejtësinë për qytetarët shqiptarë dhe për të mbështetur çështjet për pranimin në BE.”
Congrats to Albania & @ediRama for winning an unprecedented 3rd term. @ACEurope #BalkansForward team looks forward to working with government & opposition to deepen our alliance, support Albania’s prosperity & democracy, and advance regional integration & Albania’s EU accession.
— Damon M. Wilson (@DamonMacWilson) April 28, 2021