Nustret Avdulla, i pesti në listën e PD-së në Fier, përfaqësues nga PDIU denoncoi mbrëmjen e sotme në një komunikim me mediat nga KAZ nr. 57 se po bëhet tjetërsim votash në numërimin që po bëhet për kandidatët për deputetë. Ai u kujtoi të gjithë numëruesve burgun që i pret nëse tjetërsojnë vullnetin e popullit.
“Shqetësimi im është për tjetërsimin e votës, u bëj apel numëruesve të kenë kujdes, sepse do të ndiqen penalisht cdo tjetërsim vote. Unë disponoj të gjitha pamjet filmike për të verifikuar cdo votë. U kërkoj që të jenë korrekt me ligjin.
Lexo edhe: Celibashi-komisionerëve e numëruesve: 7 vite burg për ata që cënojnë votat e kandidatëve
Ka disa parregullsi në qendrën 57 dhe mora shkas nga ky shqetësim për t’i paralajmëruar që të jenë korrekt me ligjin. Jo vetëm për vete por po e ngre shqetësim për të gjithë. Votat e pavlefshme janë një hall më vete, me gjithë problemet që ka si proces me gabimet, janë shumë vota të pavlefshme” tha ai.
PS në Fier mori 9 mandate, PD 6 dhe LSI një./ Abcnews.al