Numri i emigrantëve që hyjnë në Greqi nga Turqia, ka shënuar një rritje prej 17 për qind vetëm në muajin shtator, në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Sipas të dhënave të fundt të publikuar nga UNHCR-ja, në fund të muajit shtator rreth 25 mijë emigrant kanë hyrë në Greqi duke shënuar një rritje prej 17% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë
Ministria greke për Emigracionin nga ana e saj konfirmoi se në katër ditët e para të tetorit në ishujt e Greqisë në Detin Egje mbërritën 560 persona të tjerë.
Ministri grek për emigarcionin Dimitris Vitsas, deklaroi në parlament se një vit më parë, 5 500 emigrantë kaluan lumin kufitar Martisa për të hyrë në Greqi, ndërkohë që ky numër ka arritur në 12 mijë në vetëm nëntë muajt e parë të vitit 2018.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët, numri i emigrantëve dhe refugjatëve që mbërrijnë në Greqi nëpërmjet detit nga Turqia është në rritje. /abcnews.al