Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Oferta dhe marifeti i menaxherit, si Manchester City ia mori De Bruyne PSG-së

schedule18:58 - 28 Prill, 2021

schedule 18:58 - 28 Prill, 2021

PSG dhe Manchester përballen sonte në gjysmëfinalen e parë të Champions League mes tyre, ndërkohë që nuk mungojnë edhe prapaskenat e ndryshme që publikohen në mediat ndërkombëtare.

Një prej tyre është se si PSG nuk mundi të fitonte duelin për transferimin e Kevin De Bruyne. Në vitin 2015 kampionët në fuqi të Francës ofruan 63 milion euro për mesfushorin belg.

Një vit De Bruyne duhet të qëndronte në huazim te Wolfsburg ku po shkëlqente asokohe, por më pas menaxheri i mesfushorit i dërgoi “e-mail” Manchester City dhe u bëri me dije se PSG ofronte një komision më të lartë, 10 milion euro.

Wolfsburg vendosi në presion mesfushorin belg, duke i kërkuar të pranonte ofertën e PSG. De Bruyne refuzoi dhe ngulmonte të transferohej te Manchester City. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!