Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I caktuar komisioner në zgjedhje, Marcelo rrezikon ndeshjen e kthimit ndaj Chelsea

schedule12:39 - 28 Prill, 2021

schedule 12:39 - 28 Prill, 2021

Marcelo u rikthye mbrëmjen e djeshme ndaj Chelsea në formacion pas disa ndeshjesh, për shkak të mungesës së Ferland Mendy, i cili në këtë sezon është kthyer në versionin e lojtarit që ishte te Lyon.

Por Marcelo rrezikon shumë të mos jetë në ndeshjen e dytë ndaj Chelsea më datë 5 maj. Arsyeja është shumë e veçantë. Më datë 4 maj në Madrid zhvillohen zgjedhjet dhe shorti e ka përcaktuar Marcelon të jetë komisioner në një nga qendrat e votimit.

Në Spanjë kjo është me detyrim dhe vetëm një ankesë serioze mund ta shmangë pjesëmarrjen në zgjedhje. Real Madrid e ka ankimuar këtë vendim të Bordit të Zgjedhjeve, por ka marrë refuzim, me argumentin se Marcelo mund të bashkohet me skuadrën në mengjesin e ditës së ndeshjes.



Ky version është i mundshëm, por i vështirë për t’u realizuar për shkak të vështirësive për të udhëtuar në kushtet e pandemisë. Në këto kushte pjesëmarrja e Marcelos në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit është në rrezik serioz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!