Sekuestrimi i pasurive për tre gjyqtarët, reagon Soreca: Reforma e Drejtësisë vazhdon

schedule12:39 - 28 Prill, 2021

schedule 12:39 - 28 Prill, 2021

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka përshëndetur sekuestrimin e pasurive për ish gjyqtarët Fatos Lulo, Bashkim Dedja dhe Shkëlzen Selimi.

Soreca në postimin e tij në Twitter e ka cilësuar një lajm të mirë se sipas tij ky është një hap që tregon se SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin.

LEXO EDHE: Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK, sekuestron pasuritë e tre ish-gjyqtarëve

“Lajm i mirë sot që Gjykata Speciale ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjykatësve të Kushtetueses & Lartë. shkarkohet nga vettingu. Një hap tjetër që tregon SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin.  Reforma e Drejtësisë vazhdon”, shkruan Soreca.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!