Mbrëmjen e sotme në “Parc de Princes” luhet një nga ndeshjet më të veçanta të futbollit modern. PSG pret në shtëpinë e saj Manchester Cityn, në atë që mund të quhet beteja e milionëve të sheikëve.
Të dyja skuadrat janë në pronësi të sheikëve dhe në harkun e pak viteve janë futur në mesin e skuadrave më të mira në planet, duke dominuar futbollin në vendet e tyre.
Për herë të parë gjatë këtyre viteve fati i përball me njëri-tjetrin për të matur fuqinë e tyre. Luhet gjysmëfinalja e parë e mes skuadrave këtyre skuadrave në Champions League dhe mediet kanë zbuluar edhe formacionet e mundshme. /abcnews.al