E para mes socialistëve, kush është kandidatja më e fortë deri më tani në Tiranë

schedule21:31 - 27 Prill, 2021

schedule 21:31 - 27 Prill, 2021

Edhe në qarkun e Tiranës ka nisur numërimi i votave për kandidatët e secilës parti. Në këtë qark , Partia Socialiste doli forcë e parë duke marrë 48.5% të votave.

Nga kutitë e numëruara deri më tani në qarkun e Tiranës, më së shumti vota ka grumbulluar ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku. Ndërkohë në  Balluku deri më tani ka marrë 739 vota.

Ndërkohë pas saj vjen ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili ka marrë deri më tani 534. Kujtojmë se Xhafaj ishte i pari në njësinë nr.10 në tiranë ku u bë edhe votimi elektronik.

/abcnews.al/