Ullishtet e Peshtanit, sezon i dobët në Fier

schedule19:12 - 5 Tetor, 2018

schedule 19:12 - 5 Tetor, 2018

Këtë vit ndryshe nga vitet e kaluara në Fier pritet sasi e pakët e ullirit për shkak të thatësirës. Por në të njëjtën kohë njohësist e mirë të ullishteve thonë se dhe ciësia e vajit do të jetë e dobët.

Vjelja ka nisur më herët se zakonisht, por kjo nuk do të thotë aspak sezon i mbarë për ullinjtë e Peshtanit.

Mijëra rrënjë ullinj në këtë fshat dhe zonat përreth janë tharë ose kanë zënë krimba si pasojë e dimrit të ashpër dhe thatësirës. Nga ana tjetër, preparatet mbrojtëse ndaj insketeve rezultuan të skaduara.

“Ka ardhur më shpejt këtë vit ulliri sesa vitet e tjera, por nuk ka ardhur i mbarë. Është i krimbur edhe për arsye që ju e dini. Ilaçet që vijnë në vendin tonë nuk janë të mira, janë të skaduara”.

Nuk është thjesht një sezon i keq, por humbje e të vetmit burim jetese të mijëra banorëve të zonës.

“Ullinj kemi po s’kanë kokrra dhe pa ullinj s’kemi çfarë të hamë. S’ka fusha, ne shikojmë nga Zoti”.

Moti i paqëndrueshëm, pesticidet e skaduara dhe mungesa e këshillimit nga specialistët e bujqësisë janë bërë bashkë, duke shkaktuar humbje në cilësi dhe sasi të prodhimit.

Braktisja e ullirit tradicional atij kaninjot, per varietete që supozohej te sillnin me tepër prodhim, rezultoi e padobishme.

Zona e Peshtanit në Fier njihet për sipërfaqjet e mëdha të ullishtave e vreshtave. Mikroklima është e favorshme për këto kultura.

Por çrregullimet e motit tani po shkaktojnë dëme të mëdha që duket se do të kenë efekte afatgjata në kohë. Orientimi dhe këshillimi i fermerëve për të përdorur preparate dhe masa mbrojtëse do të ishte zgjidhje e problemit, ose të paktën do të reduktonte dëmet./abcnews.al

Gazetare: Valbona Daci

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!