Mbasditen e sotme është bllokuar kalimi drejt Greqisë në Kakavijë.
Problemet janë shfaqur nga pala greke e cila pretendon se ka anomali në sistemin informatik të të dhënave.
Radha e automjeteve është gati 3 km ne hyrje te territorit grek.
Nuk ka ende informacion se për sa kohë do të vazhdojë kjo situatë, e cila ka krijuar pakënaqësi tek udhëtarët./abcnews.al