Rama: Lulzim Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre

schedule18:24 - 27 Prill, 2021

schedule 18:24 - 27 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama i shtriu edhe njëherë dorën Partisë Demokratike për bashkëpunim duke deklaruar se rezultati nuk e ndryshon ofertën e bërë gjatë fushatës. Rama u shpreh se Lulzim Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre, duke shtuar se demokratët janë më të mirët pas PS-së.

“Lulzim Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre. Ata ishin më skuadër se të gjitha herët e tjera dhe përtej ndonjë mospajtimi tradicional, demokratët ishin kundërshtarë jo dhe aq të lehtë këtë herë. U them atyre sinqerisht se më shumë se kaq nuk bënin dot, madje bënë më shumë se mund të bënin normalisht.

Ky nuk ishte viti i juventinëve por viti ekskluziv i socialistëve. Mesazhi im i sinqertë për Bashën është ky: Pranoje humbjen me dinjitet dhe me bindjen se nuk bërë dot atë që deshe por bëre sa munde. Miq, demokratë, ne jemi më të mirët, ju jeni më të mirët pas nesh. Ky është fakt dhe faktet pranohen, nuk luftohen.

Nuk më takon mua të vendos se si do e mbani ju qëndrimin. Nëse do të jetë apo jo Basha ai që do ju drejtojë kjo është puna jua. Me apo me Lulzim Bashën ne e kemi të qartë që e vetmja opozitë është PD. Fitorja e madhe nuk e ndalon shtrirjen e dorës për PD. Unë dua të jem kryeministri I të gjithë shqiptarëve. Jo vetëm i socialistëve por edhe i demokratëve. Unë dua që Shqipëria të ngjitet në majën ku zoti e deshi”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!