Flet shqip romani i autorit qipriot Emilios Solomou “Urrejtja gjysma e hakmarrjes” nga përkthyesi Kristo Pulla. Autori ishte i pranishëm në prezantimin e librit në Tiranë. Ai tha se ky roman ngjan si dy, pasi ka gërshetuar të shkuarën me të sotmen ku dominon kriza ekonomike në Greqi dhe Qipro.
Shkrimtari Emilios Solomou rivjen për herë të dytë në Tiranë për prezantimin e romanit “Urrejtja gjysma e hakmarrjes” i cili vjen në duart e lexuesit shqiptar nga përkthyesi Kristo Pulla.
Autori rikthehet në vitin 1870-të, për të sjellë përmes letërsisë historinë e vërtetë të Masakrës së Dhilesit. Ndërthurur me linjën e e dytë të romanit që është kriza ekonomike në Greqi dhe Qipro.
Ky është libri i dytë i shkrimtarit Emilios Solomou, pas “Ditari i një pabesie” fitues i Çmimit Europian për Letërsinë për vitin 2013./abcnews.al