Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Britania ndihmon Indinë me pajijsje mjekësore, mbërrin dërgesa e parë

schedule11:48 - 27 Prill, 2021

schedule 11:48 - 27 Prill, 2021

Mes premtimeve globale për të dërguar furnizime mjekësore në Indi, dërgesa e parë e ndihmës nga Britania ka mbërritur në vend, duke përfshirë 100 ventilator dhe 95 përqendrues oksigjeni.

Franca njoftoi gjithashtu planet për të dërguar pajisje mjekësore gjatë javës.  Ministria e Jashtme gjithashtu tha se do të dërgonte aparate për frymëmarrje, pompa dhe oksigjen të mjaftueshëm për të ndihmuar 10,000 pacientë në ditë.

Gjermania gjithashtu ka ofruar mbështetje për Indinë dhe Presidenti Biden i tha Kryeministrit Narendra Modi se furnizimet e oksigjenit, terapitë dhe vaksinat do të dërgoheshin sa më shpejt që të ishte e mundur. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të ndihmojnë vendet më të prekura duke shpërndarë 60 milion vaksina të AstraZeneca.

Kompania biofarmaceutike amerikane, Gilead Science, konfirmoi të hënën se do t’i jepte Indisë pothuajse gjysmë milionë të ilaçit antiviral remdesivir, për të cilin ekspertët thonë se ka qenë i suksesshëm në trajtimin e pacientëve me Covid. Spitalet e Indisë kanë mungesa në furnizime ndërsa ilaçet po shiten në tregun e zi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!