Drejtuesi politik i socialistëve në qarkun e Vlorës ka shpallur fitoren e PS në këtë qytet. Në një dalje për gazetarët, Gjiknuri deklaroi se PS mund të kishte qenë edhe më mirë se kaq, duke marrë parasysh votat e pavlefshme në kuti.
Ai tha se presidenti ishte shkaku pse LSI humbi mandatin në Vlorë, duke bërë një fushatë, për të cilën theksoi se e ka marrë përgjigjen nga qytetarët. Gjiknuri deklaroi se Rama do të jetë deputet në Vlorë për shkak të besimit të madh që i kanë dhënë votuesit.
“Mund të kishim qenë edhe më mirë nisur nga numri i votave të pavlefshme. Gati 5000 vota në qarkun e Vlorës kanë dalë të pavlefshme. Shpresojmë se do jetë mësim për herë të tjera që puna në grup ka më shumë vlerë. Presidenti na dha forcë sepse erdhi dhe na sulmoi me pa të drejtë. Vlonjatët dinë të presin por edhe të përcjellin. Atë e përcollën sipas meritës. Elektorati vlonjat ishte i qartë dhe i dinte mirë diferencat. Çdo ndërhyrje nga jashtë si ajo e presidentit nuk kishte vend.
Mandati i partisë së tij u humb nga fushata e presidentit. Unë ku ta gjeja që ai të vinte të bënte atë që bëri. Ishim shumë pranë mandati të 9. Të marrësh mandatin e nëntë është gati të votosh 70%. Më ka ngelur muhabeti i tërmetit. Godinat projektohet t’i rezistojnë tërmetit 9 ballë por tërmetin 9 ballë nuk e ka provuar asnjë. PD ishte e pritshme të shtonte elektorat sepse ka ngrënë votat e LSI.
Në Vlorë një efekt të veçantë ka emigracioni. Janë mbi 4000 emigrantë që kanë ardhur dhe kanë votuar në Vlorë. Shto dhe numrin e madh të votave të pavlefshme. Ka edhe dobësi që duhen analizuar. Ka struktura lokale që nuk kanë bërë edhe punën e duhur dhe kjo mund të ketë krijuar një lloj zhgënjimi te një pjesë e njerëzve. Kjo fushatë është një mesazh për të gjithë ne.
Kjo është një çështje që do trajtohet një herë tjetër. Fitorja jonë merr një vlerë tjetër edhe me hipotezat që ju ngritët. Dua të them që Edi Rama do të jetë deputet i Vlorës dhe kjo na gëzon. Qytetarët vlonjatë treguan që e kanë respektuar Edi Ramën. Zhvillimi vjen me qeverinë Rama dhe mbështetja do të jetë edhe më e madhe nëse këto punë do të vazhdojnë.
Unë jam mësuar me historitë e zgjedhjeve, prandaj edhe më sulmojnë politikisht. Por më energjizojnë. Opozitës iu plotësua çdo kërkesë. Ky shtet shpenzoi 15 mln euro vetëm për tekat e opozitës për teknologjinë në zgjedhje. Fakti që këtu në Vlorë forcat lokale nuk kanë ngritur asnjë pretendim dhe i kemi shtrënguar dorën njëri tjetrit. Nëse iu djeg liderëve politikë që deklaruan dhe vunë baste, le të marrin përgjegjësitë që ju takojnë. Unë nuk i di skandalet”, u shpreh ai./mv.abcnews.al