Numri i rasteve globale është rritur për të nëntën javë radhazi, tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp.
“Globalisht, pandemia Covid-19 vazhdon të intensifikohet,” tha ai. “Rastet janë rritur për të nëntën javë radhazi, dhe numri i viktimave është rritur për të gjashtën javë radhazi.”
Situate në Indi është alarmante, tha ai, duke shtuar se OBSH po siguron pajisje dhe furnizime të nevojshme, përfshirë oksigjen, ndërtimin e spitaleve në terren dhe pajisje laboratorike. OBSH gjithashtu ka dërguar më shumë se 2,600 personal mjekësor për t’i ardhur në ndihmë vendit./abcnews.al

