Lëkundje tërmeti janë ndjerë sërish në Greqi. Një tërmet me madhësi 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në orën 22:21(lokale) në zonën e detit pranë Samos.
Epiqendra u raportua 13 kilometra në veriperëndim të ishullit, me një thellësi prej 12.1 kilometra. Tërmeti u ndie si në ishull ashtu edhe në bregdetin turk. /abcnews.al



