Aksioner në një kompani bastesh, UEFA heton Zlatan Ibrahimovic

schedule18:57 - 26 Prill, 2021

schedule 18:57 - 26 Prill, 2021

Zlatan Ibrahimovic, përvec se një futbollist, është biznesmen mjaft i aftë dhe ka një sërë pasurish në llogari të tij. Mediet suedeze kanë raportuar se sulmuesi ka edhe një buznes të paligjshëm. Pretendohet se Ibrahimovic ka aksione në kompaninë e basteve, Bethard.

Si pasojë, UEFA njofton se ka nisur një hetim për të parë nëse kjo është e vërtetë sepse në rast se kjo vërtetohet, Zlatan ka thyer rregulloren e UEFA-s dhe FIFA-s sepse të dy qeveritë e futbollit i ndalojnë futbollistët të jenë pronarë apo aksionerë në kompani bastesh.

“Në përputhje me Nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, një Inspektor Disiplinor dhe Etik i UEFA u emërua sot për të kryer një hetim disiplinor në lidhje me një shkelje të mundshme të Rregullave Disiplinore të UEFA nga Zlatan Ibrahimovic për një interes të pretenduar financiar në një kompani bastesh”, shkruan UEFA. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!