PS kryeson në Korçë, por dy bashki bëhen “blu”

schedule06:33 - 26 Prill, 2021

schedule 06:33 - 26 Prill, 2021

Deri më tani në Qarkun e Korçës janë numëruar 72 kuti votimi nga 427 në total. Sipas rezultateve të deritanishme të publikuara nga KQZ, PS prin në Korçë me 9526 vota ose 47.56 %. Demokratët kanë siguruar deri më tani 8142 vota ose 40.65 % ndërsa LSI deri më tani ka një rezultat të dobët me vetëm 1738 vota.

Në bashkinë e Devollit prin PD me një diferencë prej 218 votash. Në Kolonjë e para renditet PS me 1469 vota kundrejt 682 votave të PD-së. Edhe në Korçë PS prin me 3673 ndërsa PD ka siguruar deri më tani 39.23 % ose 2922 vota.

Një diferencë e ngushtë mes dy partive kryesore paraqitet në Maliq, PS me 899 vota ndërsa PD 822 vota. LSI mban sërish një rezultat të dobët me vetëm 105 vota. Pogradeci është bërë blu pasi i ka siguruar demokratëve 1093 vota kundrejt 811 votave të PS-së. /abcnews.al