Pas ngjarjes së rëndë ku si pasojë e një zjarri në spital kanë humbur jetën 82 persona kryeministri iraken, Mustafa al-Qadimi pezulloi Ministrin e Shëndetësisë, Hassan al-Tamimi.
Al-Qadimi kishte shkarkuar më parë drejtorin e përgjithshëm të departamentit shëndetësor të Bagdadit në rajonin Al-Rusafa.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ai gjithashtu shkarkoi drejtorin e spitalit “Ibn Hatib” dhe drejtorin e departamentit të mirëmbajtjes, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Zjarri shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv, ku kishte pacientë që po trajtoheshin për koronavirusin. Me atë rast, 82 njerëz u vranë dhe 110 u plagosën.
Raportet e para tregojnë se zjarri në spitalin “Ibn Hatib” ishte shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së oksigjenit të shtunën vonë. /abcnews.al