Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Conte: 95% jemi kampionë, mbrojtja ime “blind”. E ardhmja? Kam një dëshirë

schedule18:42 - 25 Prill, 2021

schedule 18:42 - 25 Prill, 2021

Antonio Conte ka folur gjatë pas fitores 1-0 ndaj Hellas Veronës. Interi po dominon Serie A dhe është shumë afër fitimit të titullit kampion, që mungon në klub prej vitit 2010. Trajneri i skuadrës zikaltër preku disa tema në prononcimin e dhënë për mediat.

Topi në këtë pikë fillon të bëhet më i rëndë për lojtarët. Presioni është prezent, edhe pse po bëjmë gjëra të shkëlqyera. Edhe sot krijuam shumë raste për gol, por duhet të finalizojmë. Fitimi i titullit do të jetë i dobishëm për shumë nga lojtarët e mi.  

Marshimi ynë drejt titullit vazhdon, e kemi këmbën gjithë kohën në gaz, ndërsa ekipet e tjera po humbasin pikë rrugës. Kemi 95% mundësi të fitojmë titullin. Sot u përballëm me një ekip të vështirë, fitorja ndaj Hellas vlen 9 pikë.

Gjithmonë kam folur për titullin, objektivat e mia kanë qenë gjithmonë maksimale. Njerëzit kanë pritur që të fitoj, e kundërta do të ishte një problem i madh. Mbrojtja? Më ngjan shumë me treshen Barzagli-Chiellini-Bonucci në fillimet te Juventusi.

Fitimi i titullit do i rrisë vetëbesimin dhe sigurinë Skriniar, De Vrij dhe Bastonit. Ata janë tre kampionë dhe baza ekziston, shpresoj t’u ndodhë e njëjta gjë që i ndodhi treshesh BBC. E ardhmja? Do të më pëlqente të vijonim punën e filluar dy vite më parë.

Është e lodhshme për një trajner si unë ta nis sërish nga e para. Është gjë e mirë edhe për lojtarët të vazhdojmë së bashku, ata e dinë se çfarë kërkoj unë prej tyre. Të gjithë duhet të kuptojmë se çfarë do të bëjmë, por në një mënyrë shumë të qetë“, theksoi trajneri i Interit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!