Barcelona ia del të kalojë një pengesë të vështirë për titullin kampion. Ekipi katalanas triumfoi 1-2 në fushën e Villareal, sukses me përmbysje falë dy golave të Antoine Griezmann. Të tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë.
FT #VillarrealBarça 1-2
?❤️➕3⃣ @AntoGriezmann scores twice in comeback win for @FCBarcelona!#LiveResults pic.twitter.com/2o3oSjHKy5
— LaLiga English (@LaLigaEN) April 25, 2021
Samuel Chukwueze kaloi vendasit në avantazh në minutën e 26-të, por Barcelona reagoi shpejt. Antoine Griezmann barazoi rezultatin dy minuta më vonë falë një “parabole” të bukur.
Sulmuesi francez nuk u ndal dhe tundi sërish rrjetën kundërshtare në minutën e 35-të. Gafë e mbrojtjes së Villareal dhe Griemann nuk fali. Manuel Trigueros la ekipin vendas me dhjetë lojtarë në mesin e pjesës së dytë.
Karton i kuq për mesfushorin e Villareal pas një ndërhyrje të frikshme ndaj Messit. Fitorja u bë më e thjeshtë për djemtë e Roland Koeman, të cilët numërojnë 71 pikë. Gara për titullin është më e zjarrtë se kurrë. 71 pikë edhe Reali me një ndeshje më shumë, ndërsa kreu vazhdon të mbahet nga Atletico Madrid me 73 pikë. /abcnews.al