Normalizohet situata me aplikacionin e KQZ-së

schedule15:37 - 25 Prill, 2021

schedule 15:37 - 25 Prill, 2021

Pas një ndërprerjeje prej më shumë se dy orësh është normalizuar situata me aplikacionin e KZQ. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi përmes një mesazhi në “Twitter”.

Tashmë kanë rifilluar raportimet për pjesëmarrjen dhe për ecurinë e votimit nëpërmjet aplikacionit të KQZ-së.

“Normalizohet situata me aplikacionin KQZ. Rifillojnë raportimet për pjesëmarrjen dhe mbi ecurinë e votimit nëpërmjet aplikacionit KQZ”, shkruhet në njoftimin e publikua.

Ndërkohë mëngjesin e kësaj të dielë ka nisur procesi i votimit për 12 qarqe në vend. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes të dhënave që disponon deri në këto momente bën me dije se pjesëmarrja e votimit është e lartë, edhe pse konfirmojnë se akoma nuk kanë informacion për shumicën e qendrave të votimit.

Ndërkohë sipas KQZ-së nga 5199 qendra votimi në total deri në orën 14:00 kanë raportuar në lidhje me pjesëmarrjen 2207 qendra votimi ku deri më tani vihet re se nga 1274400 qytetarë,  kanë votuar 453 940 qytetarë.

Deri më tani numri i votuesve që kanë marrë pjesë janë 35.59 %.

Qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrësve është ai i Dibrës me 42.66 %, i ndjekur nga Tirana me 39.01 %, ndërkohë deri më tani duket se qarku me % më të vogël të pjesëmarrësve të qytetarëve në zgjedhje është ai i Vlorës me 26.84 %.

Ndërsa, duke bërë një krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, në këto zgjedhje duket se tendenca është në rritje.

/abcnews.al/