Pjesëmarrja në rritje, KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 31.87% e shqiptarëve

schedule14:11 - 25 Prill, 2021

schedule 14:11 - 25 Prill, 2021

Pjesëmarrja në votime në procesin zgjedhor sot në Shqipëri deri në orën 13:00 është 31.87%.

Deri në mesditë fluksi i qytetarëve që u drejtohen kutive të votimit është i lartë dhe shifrat janë progresive në rritje nga 07:00-13:00.

Presidenti, partitë politike, por edhe ndërkombëtarët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për të zgjedhur qeverinë që duan për 4 vitet e ardhshme.

Shifrat e KQZ bazohen vetëm për qendrat e votimit që i kanë raportuar, ndërsa kjo shifër, pra 31.87% është +4% krahasuar me 2017.