Ambasadorja amerikane Yuri Kimë, në kuadër të stërvitjes ushtarake “Defender 21” ka bërë të ditur se të hënën vijnë në Shqipëri mbi 800 trupa amerikane. Mijëra të tjerë do të pasojnë, shton diplomatja amerikane, për stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.
Update on #Defender21 : By Monday, there will be more than 800 ?? troops in ??, building towards thousands more for the largest military exercise in the Western Balkans. #WeAreNATO ???? #KrahPerKrah pic.twitter.com/04u4Zeqffa
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 25, 2021
Stërvitja “Defender21″do të zhvillohet nga 1 maj- 14 qershor të këtij viti dhe do të shtrihet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi. Në të do të marrin pjesë mbi 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë të tjera nga 26 vende anëtare të NATO-s, që do të vënë në dispozicion të stërvitjes edhe mjete ushtarake. sb/abcnews.al/

