Ceferin: Do merren masa për klubet e Superligës, përjashtimi nga Champions një mundësi

schedule10:38 - 25 Prill, 2021

schedule 10:38 - 25 Prill, 2021

UEFA, ndihmuar nga të gjithë arriti të anulojë të paktën përkohësisht krijimin e Superligës Europiane dhe pjesa më e madhe e 12 klubeve e braktisën këtë projekt, që do ishte burim i madh të ardhurash.

Pas kësaj, një pjesë e madhe e atyre që e kundërshtuan Superligën kërkuan ndëshkimin e klubeve themeluese. Ditën e djeshme në mbledhjen e jashtëzakonshme UEFA nuk dha asnjë ndëshkim për klubet, por kjo nuk do të thotë se nuk do ketë.

Aleksander Ceferin, kreu i UEFA tregon se do ketë ndëshkime dhe shprehet se 6 klube themeluese mund të përjashtohen nga Championsi i sezonit të ardhshëm. Klubet angleze, që u tërhoqën më parë do kenë ndëshkim më të zbutur.

“Klubet që tentuan themelimin e Superligës Europiane do të ndëshkohen dhe masat shkojnë deri në përjashtimin nga Champions League për sezonin e ardhshëm. Klubet angleze do të kenë një ndëshkim më të butë”, u shpreh Ceferin. /abcnews.al