VLORË – Një aksident me një të plagosur rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin bregdetar të Vlorës.
Sipas policisë rreth orës 20:26, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, një mjet tip “Smart” me drejtuese shtetasen F. F, është përplasur me motomjetin tip “Lifan” me drejtues shtetasin A. S.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. E.L/abcnews.al/



