Arrihet marrëveshja, Liverpool përforcon mbrojtjen me talentin francez

schedule20:25 - 23 Prill, 2021

schedule 20:25 - 23 Prill, 2021

Ibrahima Konate do të jetë përforcimi i Liverpool për repartin e mbrojtjes. 21-vjeçari francez po paraqitet shumë mirë me Leipzig, ekip në të cilin është kthyer në një titullar fiks në prapavijë.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se akordi është arritur në parim. Kampionët e Anglisë kanë vendosur të paguajnë klauzolën e qendërmbrojtësit, që sillet rreth shumës 35 milion euro.

Për Konate është përgatitur një kontratë 5-vjeçare. Drejtuesit e “The Reds” kanë gjetur marrëveshjen financiare me agjentin e lojtarit defensiv dhe pritet vetëm zyrtarizimi i kalimit të tij në “Anfield”. /abcnews.al