Vaksinën anti-covid nga e premtja kanë nisur ta kryejnë dhe punonjësit e fasonerive. Në total janë rreth 60 mijë persona, por sipas ministres së Shëndetësisë të parët do të marrin injeksionin do të jenë më të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.
“Sot kemi filluar këtu, por me listat që po na jepen do të fillojmë me vaksinimin në qendrat tona të vaksinimit masive.”
Ministrja e Shëndetësisë ishte bashkë me kryeministrin dhe ministrin e Rindërtimit në një prej fabrikave me material porositës në Tiranë. Që prej nisjes se fushatës së imunizimit janë kryer rreth 383 mijë vaksinime 296 mijë prej të cilave tek personat mbi 60 vjeç. /abcnews.al/