Dhjetëra palestinezë të plagosur në përleshjet në Jerusalem. Ekstremistët hebrenj: Vdekje për arabët!

schedule15:39 - 23 Prill, 2021

schedule 15:39 - 23 Prill, 2021

Në përleshjet në Jerusalemin Lindor midis aktivistëve hebraikë të ekstremit të djathtë, palestinezëve dhe policisë izraelite, janë plagosur shumë njerëz.  Dhuna shpërtheu ndërsa policia po përpiqej të mbante larg palestinezët dhe protestuesit ultra-nacionalistë hebrenj. Këta të fundit marshuan nëpër një rrugët e qytetit duke thirrur “Vdekje për arabët”.

Përleshjet e dhunshme kanë shpërthyer të enjten në mbrëmje mes qindra ekstremistëve hebrenj nga grupi ultranacionalist Lehava marshuan drejt hyrjes së Portës së Damaskut të Qytetit të Vjetër të Jerusalemit, ku ishin mbledhur një numër i madh palestinezësh, duke brohoritur “Vdekje për arabët”. Gurë dhe shishe u hodhën midis dy palëve dhe policia përdori granata marramendëse, gaz lotsjellës dhe bote me ujë në përpjekje për të shpërndarë turmat.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha të paktën 100 palestinezë u plagosën, ndërsa policia tha se 20 oficerë janë lënduar. Nga ana tjetër, më shumë se 50 persona u arrestuan.

Tensionet në Jerusalemin Lindor janë përshkallëzuar që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit në 13 prill. Palestinezët janë përplasur me policinë, duke i akuzuar për ngritjen e barrierave për t’i ndaluar ata të mblidhen në shkallët jashtë Portës së Damaskut për të prishur agjërimin e ditës. Policia thotë se masat kanë për qëllim të ndihmojnë kalimin e këmbësorëve në Qytetin e Vjetër.

Hebrenjtë gjithashtu janë zemëruar nga një mori e videos në TikTok që tregon palestinezët duke sulmuar anëtarët e komunitetit ultra-ortodoks. Videot u publikuan si një arsye nga Lehava për marshimin e saj në Portën e Damaskut.

Ka pasur gjithashtu një numër sulmesh nga hebrenjtë ndaj arabëve në Jeruzalem këtë javë, përfshirë një incident ku të rinjtë hebrenj duke brohoritur parulla anti-arabe sulmuan një shofer arab i cili ndaloi për të protestuar me ta.

Ambasada Amerikane në Izrael ka bërë thirrje në gjuhën angleze, hebraishte dhe arabishte ku kërkonte kthimin e qetësisë dhe respektimin e sigurisë në të gjithë vendin./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!