Eurobondi, Ahmetaj i përgjigjet Tabakut

schedule22:31 - 2 Tetor, 2018

schedule 22:31 - 2 Tetor, 2018

Kësaj deklarate të Tabakut, i është përgjigjur po në Facebook, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, që shkruan se Shqipëria ka fituar, e kjo është arritje e qeverisë në katër vjet edhe pse ka ende për të bërë.

Ahmetaj e quan pa lidhje krahasimin e eurobondit të Maqedonisë e Malit të Zi, me atë të Shqipërisë pasi niveli i borxhit të këtyre vendeve është i ndryshëm.

Ahmetaj thotë se krahasimi nuk bëhet me vendet e tjera, por me situatën ku ndodhej ekonomia e vendit kur socialistët morën qeverisjen, me ekonomi të shkatërruar e jashtë tregjeve të kapitaleve./abcnews.al