UEFA zhvillon sot mbledhjen e jashtëzakonshme, që ka në qendër caktimin e stadiumeve të Europianit dhe çështjen e Superligës nga 12 klubet në Spanjë, Angli e Itali, një projekt i ndërprerë në mes.
Pas kësaj mediet europiane mësojnë se klube të ndryshme jashtë këtij projekti i kanë kërkuar në rrugë zyrtare, UEFA-s të ndëshkojë 12 klubet e përfshira, teksa diskutohet edhe përjashtimi nga Champions League.
Por duket se UEFA ndjek një linjë tjetër. Qeveria e futbollit e di shumë mirë fuqinë e atyre klubeve dhe kërkon paqe dhe bashkëpunim. Nga sa bëhet me dije nuk do të ketë përjashtim nga Champions për Real Madrid këtë sezon.
Gjithashtu as Juventusi dhe të tjerët nuk rrezikon përjashtimin nga Champions League e sezonit të ardhshëm. Flitet se UEFA mund të afrojë vënien në zbatim të formatit të ri të Champions League, që është planifikuar në vitin 2024. /abcnews.al