Norvegjia i jep 216 mijë dozat e saj të AstraZeneca, Islandës dhe Suedisë

schedule11:49 - 23 Prill, 2021

schedule 11:49 - 23 Prill, 2021

Norvegjia i ka dhënë 216,000  dozat e saj të AstraZeneca Suedisë dhe Islandës. Ministria e Shëndetësisë së  Norvegjisë tha që dozat do të “dhurohen’ vetëm nëse vendi vazhdon pezullimin e AstraZeneca (Vaxzevria).

Më 11 Mars, Norvegjia ndoqi shembullin e Danimarkës, duke ndaluar shpërndarjen e vaksinës pas raportimit të disa rasteve se vaksina shkakton mpiksje gjaku. Vendi vazhdoi vaksinimin e popullsisë me Pfizer dhe Moderna.

“Suedia dhe Islanda duan të huazojnë dozat e vaksinave të AstraZeneca që janë në magazinë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik,” tha ministria në një deklaratë ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!