Mjekët e Alexei Navalny: Nëse ai nuk heq dorë nga greva e urisë, mund të vdesë

schedule08:25 - 23 Prill, 2021

schedule 08:25 - 23 Prill, 2021

Mjekët e udhëheqësit të burgosur rus të opozitës, Alexei Navalny e kanë nxitur atë të heqë dorë nga greva e tij e urisë menjëherë, duke e paralajmëruar se mund të vdesë.

Në një deklaratë, 5 mjekët thonë se në testet e tij mjekësore të kryera me 20 prill, rezultatet nuk kanë qenë të mira.

“Nëse greva e tij e urisë vazhdon edhe për një kohë minimale, për fat të keq, ai mund të vdesë”, thanë ata.

Në Rusi vijon protesta për lirimin e tij. Në tubime janë arrestuar më shumë se 1,000 njerëz në qytete të ndryshme, përfshirë edhe kryeqytetin Moskën.

Navalny, 44 vjeç, u burgos në shkurt dhe po kërkon kujdes mjekësor për dhimbje akute në shpinë dhe mpirje të këmbëve. Ai ka qenë në grevë urie për më shumë se 20 ditësh./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!