Flamurtari optimist në prag të sfidës ndaj Laçit

schedule16:07 - 2 Tetor, 2018

schedule 16:07 - 2 Tetor, 2018

Flamurtari shkon me probleme në Laç, por beson se mund ta marrë rezultat pozitiv. Futbollistët vlonjatë shprehen me besim përpara ndeshjes së vështirë të Superligës.

Disfatat tashmë janë lënë pas. Partizani e Skënderbeu shpresohet të jenë një e kaluar tek Flamurtari pas suksesit ndaj Kastriotit, ndërsa ambicia është rritur për në Laç.

Në një fushë tepër të vështirë, vlonjatët besojnë se nuk do të dalin pa pikë, pavarësisht se tradita e viteve të fundit nuk i ndihmon shumë. Dy lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Daja për të dalë para mediave, Useini e Siljanovski, nuk është se folën me frikë.

Pas shqiptarit të Maqedonisë, foli maqedonasi i Maqedonisë, Siljanovski.

“Kemi përpara një ndeshje shumë të vështirë, pasi Laçi e ka nisur shumë mirë sezonin, dhe nuk ka pësuar asnjë humbje. Gjithsesi, pas fitores me Kastriotin, mendoj se i kemi lënë pas humbjet ndaj Skënderbeut e Partizanit, dhe do të shkojmë për të luajtur sërish mirë dhe për të marrë një rezultat pozitiv. Nuk mund të mendojmë për objektiva të tjera, për titullin apo Europën, por vetëm për Laçin”, shprehet ai.

Gjithsesi, në Kurbin nuk do të jetë aspak e lehtë. Ekipit do t’i mungojnë dy mbrojtësit e rëndësishëm të qendrës, Alla i dëmtuar dhe rumuni Sirgi që u lëndua keq në ndeshjen me Kastriotin. Po ashtu, sulmuesi Danilo Alvesh, nuk është ende në formën e tij më të mirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!