Përdorimi i telefonit celular është një arkiv kryesor për informacionin tuaj personal. Por, janë disa gjëra që kurrë nuk duhet t’i mbani në celular, sepse duke e bërë këtë ju rrezikoni shumë. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë se kush janë gjërat që nuk duhet të ruani në celular.
1. Passwordet tuaja
Fjalëkalimet i bëjnë të dhënat tuaja të sigurta, dhe gjithmonë këshillohet të përdoret një password i gjatë dhe të mos e përdorni njësoj për të gjitha platformat. Por duke qenë kështu, ne nuk i mbajmë dot mend dhe i shënojmë te ‘notes’ në celular. Nëse do të humbisni telefonin tuaj, personi tjetër do të ketë akses në gjërat tuaja personale.
2. Shenja e gishtit
Nëse vërtet dëshironi ta mbani celularin tuaj të sigurt, mos u tundoni të përdorni identifikimin me gisht për ta hapur atë. Ka disa skenarë të imagjinueshëm në të cilët dikush në praninë tuaj fizike mund të detyrojë një hyrje duke përdorur shenjat e gishtave. Shembujt përfshijnë një hajdut duke përdorur forcë fizike ose një “shaka” gjatë një feste natën vonë. Përveç kësaj, ekziston gjithmonë mundësia që shenjat e gishtave tuaj të mund të vidhen.
3. Fytyra juaj
Kushdo që e hap celularin me njohje të fytyrës, është njësoj në rrezik si ato me shenja gishtash. Është më e sigurt të përdorni një fjalëkalim me numra, sugjeron abcnews.al.
4. Fotografitë dhe videot tuaja personale
Ndoshta ju jeni të rezervuar në rrjete sociale, por me siguri në celularin tuaj gjendjen foto dhe video personale nga më të ndryshmet. Nëse keni fotografi që nuk do të donit t’i shihnin të tjerët, atëherë nuk duhet t’i ruani më në celular. Mund t’i ruani ato në një kompjuter personal që të ketë një fjalëkalim.
5. Çdo foto që përmban informacion privat
Gjithçka duhet të bëni është të fshini fotot që përmbajnë informacione private, veçanërisht nëse janë ruajtur në iCloud. Merrni në konsideratë këshillën për t’i ruajtur në një kompjuter personal, sugjeron abcnews.al.
6. Adresën tuaj të shtëpisë
Ruajtja e adresës suaj të shtëpisë në aplikacione navigimi, e bën shtëpinë tuaj lehtësisht për t’u gjetur. Nëse një hajdut ka në dorë telefonin tuaj, ai thjesht mund të klikojnë në Waze ose Google Maps dhe të shohin se çfarë keni ruajtur si “home” ose “work” Nëse ju pëlqen t’i mbani ato adresa të dobishme, në mënyrë që të mos keni nevojë t’i rivendosni ato herë pas here, atëherë të paktën bëjeni gjetjen e adresës tuaj të shtëpisë ose punës pak më sfiduese duke vënë një kod./e.b-abcnews.al