Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mungesa në spitale dhe farmaci, indianët kërkojnë Remdesevir në tregun e zi

schedule11:16 - 22 Prill, 2021

schedule 11:16 - 22 Prill, 2021

Tregtarët në tregun e  zi në Indi kanë 10-fishuar çmimin e ilaçit anti-viral remdesivir, sipas policisë, pas mungesave në spitale dhe farmaci.

Çmimi zyrtar i ilaçit është  899-3,490 rupi (rreth 12-47 dollarë). Sidoqoftë, një zyrtar i policisë në Mumbai  tha për CNN tre persona janë arrestuar pasi u përpoqën të shisnin ilaçin për 20,000 rupi (266 dollarë).

Në Vishakhapatnam, një zyrtar tjetër i policisë tha se katër punonjës të një spitali janë arrestuar u teksa po përpiqeshin të shisnin remdesivir për 9,000 rupi secila (200 dollarë).

Abhijeet Kumar nga Raipur, një qytet në shtetin e Chhatisgarh, tha se ai po përpiqej të gjente gjashtë doza të ilaçit në internet për xhaxhain e tij i cili ishte i infektuar me Covid-19.  Por çmimi i ilaçit ishte 4-fish më shumë se çmimi zyrtar .

“Unë tashmë e kam shtruar xhaxhain tim në një spital privat dhe kushton 20,000 rupi në ditë. Nuk mund të përballojmë  më shumë ”, tha ai.

Përfitimet e remdesivir në trajtimin e Covid-19 janë të paqarta. Qeveria indiane dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave kanë aprovuar ilaçin për përdorim urgjent brenda spitaleve, megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se provat nuk sugjerojnë që ilaçi ul rrezikun e vdekjes nga Covid-19./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!