Përmbysi i vetëm Milanin, Interi e Juventusi e dinë çmimin e talentit

schedule10:00 - 22 Prill, 2021

schedule 10:00 - 22 Prill, 2021

Giacomo Raspadori, sulmuesi 21-vjeçar i Sassuolo, ndëshkoi mbrëmë dy herë skuadrën e Milanit në “San Siro” dhe i dha fitoren skuadrës së tij.

I riu ndërkohë ka oferta të rëndësishme dhe Sassuolo është e hapur ta shesë. Me interesimin e Interit dhe Juventusit klubi i Serie A ka vendosur edhe çmimin për Raspadori.

Dy klubet e mëdha italiane, apo edhe klube të tjera, duhet të paguajnë 15 milion euro nëse duan shërbimet e sulmuesit të tyre, autor i 4 golave në Serie A këtë sezon. /abcnews.al