Luan Tare, anëtar i LSI-së në Poliçan është dhunuar mbrëmjen e sotme. Ai akuzon se autorët janë nipi me vëllanë e kryetarit të bashkisë Poliçan dhe 5 persona të tjerë.
Lexo: Dhunimi i anëtarit të LSI-së, kandidati për deputet: Duhet ta çojmë t’i bëjmë skaner
Tare është gjakosur nga goditjet që ka marrë. Për momentin ai ndodhet në Qendrën Shëndetësore “Pëllumb Dollani” në Poliçan, ku po merr mjekim dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut.
Lexo edhe: Rrihet simpatizanti i LSI në Poliçan, Meta: Shqipëria nuk mposhtet nga dhuna e të pabesëve
Luan Tare shprehet se ngjarja ka prapavijë politike, pasi autorët pasi e kanë dhunuar në fund i kanë thënë; a do ta mbash më kapelën e LSI-së tani? Ai ka deklaruar se është kërcënuar vazhdimisht gjatë 2 muajve të fundit nga anëtarët e PS-së Poliçan për të hequr dorë nga LSI.
“Isha duke ikur për në shtëpi. Pa hyrë te hyrja më dolën nja 7 çuna, më thirri njëri, e pashë që ishte për qëllim për të më goditur, u ngjita, por më kapën. Më kanë rrahur dhe më kanë bastarduar.
I njoha, ata kanë të bëjnë me kryetarin e bashkisë, njëri ishte nipi i tij dhe sorollat të tjerët. Pastaj mora në telefon 129. Kur vjen policia, erdhi vëllai i kryetarit nuk lë linte të bëja denoncimin dhe më goditi. Unë u kam shpëtuar, u thashë policëve mbajeni sa të hyj në shtëpi. U thashë aman vdiqa jam me zemër. Më dhimbte shpirti.
Më thanë do ta mbash kepelen e LSI-së më? Kanë tre muaj që më bëjnë presion, më kanë futur njerëz, “i kemi mbajtur ne, ama do të vrisnin do të bënin”. Ka tre muaj që ka filluar fushata. Më dhemb koka shumë” tha ai.
Sot janë shënuar tre ngjarje kriminale me prapavijë politike, vrasje në Elbasan, breshëri me armë zjarri në drejtim të një lokali në Vlorë dhe dhuna në Poliçan./ db/Abcnews.al