Disa anëtarë të sigurisë së drejtuesve politikë të Partisë Demokratike në Elbasan janë shoqëruar në polici në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e katër të tjerëve.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se të shoqëruesit po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e kësaj të mërkure në Elbasan ku si pasojë humbi jetën Pjerin Xhuvani, i cili njihej si mbështetës i PS-së.
Ndërkohë gjatë mbrëmjes në vendin e ngjarjes është rikthyer sërish prokurori Ritvan Sukaj për të grumbulluar të tjera prova që mund të çojnë në zbardhjen e plotë.
Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maj” të qytetit. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë aktivisti i Partisë Socialiste për Elbasanin, Pjerin Xhuvani ndërsa të plagosur kanë mbetur një efektive policie, Kelmend Xhaferri si edhe dy persona të tjerë.
LEXO EDHE: Vrasja e Pjerin Xhuvanit, prokurori rikthehet sërish te vendi i krimit
Policja Xhensila Sota ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa në gjendje të rëndë në spital ndodhet një tjetër person, i cili dyshohet se është dhëndri i viktimës Pjerin Xhuvani. Përplasja me armë ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve, ku dyshohet se një makinë e shtabit të PS-së është kapur nga mbështetësit e PD-së duke shpërndarë para në këmbim të votës. as konstatimit të makinës është thirrur edhe policia. Mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë nëndrejtori i Policisë së Elbasanit Abert Nushi dhe disa efektivë të Shqiponjave. Pas mbërritjes së policisë, në vend ka ardhur edhe një makinë me simpatizantë të PS-së.
Pak minuta pas ngjarjes u vetëdorëzua në policia ish-efektivi i RENEA-s Arbër Papleka, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ky i fundit ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje. e.su./abcnews.al