Vrasja e Pjerin Xhuvanit, prokurori rikthehet sërish te vendi i krimit

schedule21:17 - 21 Prill, 2021

schedule 21:17 - 21 Prill, 2021

Prokurori Ritvan Sukaj është kthyer serish në vendin e ngjarjes së sotme në Elbasan. Pas përleshjes me armë mbeti viktimë aktivisti i Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

Prokurori është kthyer në vendin e krimit si duket për të grumbulluar të tjera prova që mund të çojnë në zbardhjen e plotë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maj” të qytetit. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë aktivisti i Partisë Socialiste për Elbasanin, Pjerin Xhuvani ndërsa të plagosur kanë mbetur një efektive policie, Kelmend Xhaferri si edhe dy persona të tjerë.

Lexo edhe: “I drejtoi armën”, Artan Hoxha: Si u arratis vrasësi i Xhuvanit në Tiranë, i shkoi komandantit në zyrë

Policja Xhensila Sota ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa në gjendje të rëndë në spital ndodhet një tjetër person, i cili dyshohet se është dhëndri i viktimës Pjerin Xhuvani.

Përplasja me armë ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve, ku dyshohet se një makinë e shtabit të PS-së është kapur nga mbështetësit e PD-së duke shpërndarë para në këmbim të votës. as konstatimit të makinës është thirrur edhe policia. Mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë nëndrejtori i Policisë së Elbasanit Abert Nushi dhe disa efektivë të Shqiponjave. Pas mbërritjes së policisë, në vend ka ardhur edhe një makinë me simpatizantë të PS-së. Pas mbërritjes së kësaj makine në vendin e ngjares janë dëgjuar 16 të shtëna me armë të ndryshme. E gjithë skena ka ndodhur në prani të nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit, Albert Nushi.

Pak minuta pas ngjarjes u vetëdorëzua në policia ish-efektivi i RENEA-s Arbër Papleka, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ky i fundit ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Gjithashtu nga policia janë sekuestruar edhe 3 furgonë me logon e PD-së, të cilët rrethuan makinën tip “Benz” ku po udhëtonte viktima Pjerin Xhuvani, që sipas denoncimit të PD-së po shpërndante lekë në këmbim të votës në lagjen “5 Maji” në Elbasan. g.v/abcnews.al