Kryeministri Edi Rama nga Lushnja ka ironizuar kundërshtarët politike duke thënë se nuk kanë më çfarë të premtojnë dhe të sjellin për vendin.
Rama ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se nëse nuk u pëlqejnë që ta shikojnë atë në televizor le ta fikin, por mos ti vënë shkelmin taksës zero.
Ndër të tjera ai ka theksuar se me 25 prill të gjithë do të votojnë 12 si Pavarësia e Shqipërisë, dhe jo ato që presin që me votat e qytetarëve të hapin bingon.
“Dielli arrin që të ngrohë çdo ekonomi shqiptare, një rritje ekonomike jo vetëm për vendin por një rritje e fuqishme ekonomike për çdo shqiptar të martë apo të djathtë dhe që beson te puna. Për këtë kemi akoma punë dhe mund për të bërë, por jo duke qëndruar në kafene dhe duke shkuar pas berihait.
Luli është një formë e personazhit që ka nevojë ta shfaqë para shqiptarëve dhe vjen dhe thotë xhaxha je i mërzitur s’ke faj je i mërzitur ta morën shpirtin ta rris unë pensionin dhe të ulim sigurimet shoqërore si mund të ndodhë një gjë e tillë. Ju jeni mjeshtër prodhimi dini ndonjë variant që ul prodhimin e shegëve dhe rrit prodhimin e lëngut të shegëve, apo ul prodhimin e domateve dhe rrit prodhimin e salcës? Si mund t ndodhë një gjë të tillë. Ka një ndryshim të rëndësishëm autokolona e Bashës kushton 4-5 milione euro, jo makinat e tij, por ato që e ndjekin nga pas. Aty brenda janë ato që presin datën 25 jo ato me fjalë por ato që presin të hapin bingot me votën tuaj, që duan të vijë PD-ja dhe njëherë nga e para bingo për kalamajt dhe sherr mes grave dhe burrave.
Unë nuk po shkoj që u them hajdeni të bëjmë krushqi bashkë, jo, unë u martova dhe e zgjidha problemin. Nuk ju pëlqejnë tutat dhe çitjanet mbyll televizorin mos e shiko Ramën, nuk e do Erion Braçen që të bërtasë s’ka gjë ule televizorin dhe le të bërtasë. Por e rëndësishme është që të kesh taksën 0, TVSH ta kesh zero ja vlen të rrisësh taksën që të çosh që të flesh Bashën në kryeministri. I thoja Erionit se ky do e gjejë një premtim por si do e ulë poshtë zeros, tani thot se do e rrisë do e bëjë 0.5 dhe do tu japë 1000 euro.
Me 26 prill 12 si pavarsisa e Shqipërisë, 12 si flamujt në flamurin e Evropës, 12 se ne e dimë aritmetikën”, ka thënë Rama./abcnews.al