Angelina Jolie ka folur për mënyrën se si jeta personale ka ndikuar në punën e saj në vitet e fundit. Në një intervistë për “Entertainment Weekly”, Jolie tregoi se u tërhoq nga regjia për t’ju përkushtuar më shumë aktrimit për shkak të një ndryshimi në situatën e saj familjare, por mbetej ende një pasion për të.
“Unë e dua regjisurën, por pata një ndryshim në situatën time familjare që bëri të mundur të mos merrem me regji për disa vjet. Kisha nevojë të bëja më pak punë dhe të isha në shtëpi më shumë, kështu që disi u angazhova në aktrim. Kjo është e vërteta.“, u shpreh aktorja.
Ylli hollivudian bëri debutimin e parë si regjisore në 2011-ën me ” In the Land of Blood and Honey”, ndjekur më pas në 2014-ën me “Unbroken”, “By The Sea” në 2015 dhe “First They Killed My Father” në 2017. Angelina ka qenë e angazhuar në betejën ligjore me ish burrin që nga 2016, pas ndarjes pas më shumë se një dekade së bashku.
Ata njoftuan ndarjen e tyre në 2016 dhe u divorcuan ligjërisht në 2019, por gjërat nuk janë aspak miqësore mes çiftit pasi aktorja vazhdon të pretendojë për abuzim. Ata ndajnë së bashku 6 fëmijë Maddox, 19, Pax, 17 dhe Zahara, 16 – që u birësuan, dhe tre me Brad – Shiloh, 14 dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12. /abcnews.al