Vritet Pjerin Xhuvani i PS në Elbasan, 3 të plagosur. Policia merr plumb në këmbë pas përplasjes për votat në Elbasan

schedule14:21 - 21 Prill, 2021

schedule 14:21 - 21 Prill, 2021

Abcnews.al mëson se viktima e konfliktit në Elbasan është Pjerin Xhuvani. Ky i fundit është vrarë në rrethana ende të paqarta pas një sherri në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Ndërkohë, raportohet edhe për 3 të plagosur, ku njëri prej tyre gjendet në sallën e operacionit në spitalin e Elbasanit.

I plagosuri mësohet se është në gjendje të rëndë. Njëri prej të plagosurve është një punonjëse policie, e cila ka marrë plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kush është Pjerin Xhuvani

Xhuvani u akuzua nga PD se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD Ditën e Verës në Elbasan.

Xhuvani është akuzuar edhe për laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit, ndërsa është njohur si activist i PS-së.

Ai ka qenë për disa vite kreu i LSI-së për Elbasanin duke drejtuar edhe Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë shtetit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!