E ftuar në “Mbrëmje në ABC News” me gazetaren Mirela Milori deputetja e Partisë Socialiste Eglantina Gjermeni. Një diskutim në lidhje me temën më të nxehtë të momentit të rastit të dhunës së Xhisiela Malokut.
Sipas Gjermenit dhuna është shkelje e të drejtave të njeriut dhe është e patolerueshme për këdo. Ajo u shpreh se mbeshtet të gjitha instuticionet për ti shkuar deri në fund kësaj çështje.
“Keqpërdorimi i emrit të vajzës po e dëmton dhe politizon situatën më shumë se sa po e ndihmojnë. Në rastet e dhunës në familje në sistemin tonë, kur kërkojnë ndihmë duhet vënë në lëvizje mekanizmi i mbrojtjes ndaj dhunës. Njesitë vendore duhet ta zbatojnë.”
Në lidhje më vazhdimin ose jo të deputetit Rraja në grupin e PS deputetja tregoi se:
“Do të mbështesim deri në fund hetimin e pavarur dhe të ndarë nga politika. Presim rezultatet e hetimit nga instuticionest përkatëse.”
Gjermeni gjithashtu rrëfeu se në përgjithësi rastet e dhunës duke qenë probleme kaq komplekse të gjithë faktorët duhet të luajnë rolin e vet. Ajo tha se PD po e keqpërdor dhe ripërdor situatën duke e viktimizuar përsëri vajzën. “Duhet të trajtojmë problemin dhe të parandalojmë që të mos ndodhë më”.
Deputetja tregoi se ligjet dhe përmirësimet që janë bërë në mbrojtjen e grave janë shumë të mira. Po rato janë vetëm një hallkë e zinxhirit pasi duhet parandalimi, gjithashtu trajtimi i viktimave të dhunës. Kjo arrihet me ndërgjegjesimin e opinionit publik, mbështetjes së medias dhe trajnimit të forcave mbrojtëse. Gjermeni rekomandoi programet e edukimit që në moshë të hershme./abcnews.al